Martë 4 Gusht 2026 10:41
Martë, 4 Gusht 2026, 10:41
FOTO: Facebook /Dakota Ditcheva - Athlete
Madhësia e shkronjave
Dakota Diçeva u rikthye në
mënyrë mbresëlënëse në MMA, duke arritur fitoren e saj të 16-të në po aq
ndeshje profesioniste, raportoi sportal.bg. Britanikja me origjinë bullgare
triumfoi ndaj Denise Kielholtz me vendim unanim të
gjyqtarëve në ndeshjen kryesore mbështetëse të eventit të organizuar nga
Professional Fighters League (PFL) në UBS Arena, në Nju Jork.
FOTO: Facebook /Dakota Ditcheva - Athlete
Diçeva u rikthye pas më shumë se një viti mungesë, pasi në korrik të vitit të kaluar theu krahun gjatë një dueli me Sumiko Inaba. Lëndimi kërkoi ndërhyrje kirurgjikale dhe një periudhë të gjatë rikuperimi.
Megjithëse ka lindur dhe është rritur në Mançester të Britanisë së Madhe, Dakota gjithmonë ka theksuar lidhjen e saj të fortë me Bullgarinë. Babai i saj, Ivo Diçev, është me origjinë nga qyteti Samokov (Bullgaria Jugperëndimore), ndërsa vetë sportistja shpesh nënvizon se disiplina dhe shpirti i saj luftarak janë trashëgimi e rrënjëve të saj bullgare.
Në ring ajo mban njëkohësisht flamurin britanik dhe atë bullgar, ndërsa në rrjetet sociale publikon pamje nga bukuritë e Bullgarisë, jeta në vend, si dhe receta tradicionale të kuzhinës bullgare.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva