LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 5 gusht 2026

Kod i verdhë për temperatura të rrezikshme të larta në 22 rajone të pothuajse të gjithë vendit

Martë, 4 Gusht 2026, 19:20

Parashikimi i motit për 5 gusht 2026

FOTO: EPA/BGNES

Madhësia e shkronjave

Të mërkurën, temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 22°C. Në Sofje pritet të jenë rreth 14°C. Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht me diell. Pasdite, në zonat e ulëta do të jetë shumë nxehtë. Në orët e pasdites do të zhvillohen vranësira, kryesisht mbi zonat malore, ku në disa vende të izoluara mund të ketë reshje të shkurtra shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 33 deri në 38°C. Në kryeqytet priten rreth 33°C. 

Përgjatë bregdetit të Detit të Zi moti do të jetë me diell. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 28 deri në 30°C. Temperatura e ujit të detit është rreth 25°C, ndërsa dallgëzimi i detit do të jetë deri në 2 ballë. 

Në zonat malore moti do të jetë kryesisht me diell. Pasdite do të ketë shtim të vranësirave. Në disa vende të izoluara, kryesisht në rajonin Rilla-Rodope, mund të ketë reshje të shkurtra shiu. Do të fryjë erë mesatare nga lindja-verilindja. Temperatura maksimale në 1200 metra lartësi do të jetë rreth 29°C, ndërsa në 2000 metra - rreth 21°C.

Të enjten moti do të mbetet i ngrohtë dhe i nxehtë. Temperaturat do të rriten edhe më tej, me vlera maksimale nga 34 deri në 39°C.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva