Artikull
Lundrimi në sektorin bullgar të Danubit vazhdon, por është i kufizuar
Martë 4 Gusht 2026 13:11
Martë, 4 Gusht 2026, 13:11
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Niveli i lumit Danub vazhdon të bjerë. Pranë Svishtovit ndodhen seksionet më kritike për lundrim. Nivelet e ujit po i afrohen vlerave rekord të ulëta, të matura në fund të shtatorit gjatë viteve më të thata. Nëse nuk ka ndryshim në kushtet meteorologjike, rekordet negative do të tejkalohen. Këtë e tha inxhnier Ivelin Zanev, drejtor i Agjencisë Ekzekutive për Studimin dhe Mirëmbajtjen e Lumit Danub. "Ka shumë kolona anijesh që janë në pritje. Në sektorin bullgar thellësitë janë rreth 1.60 m në zonat e Belenes dhe Batinit, ndërsa kudo tjetër kemi minimumi 1.80 m e më shumë. Lundrimi nga pikëpamja administrative nuk do të ndërpritet, përveç nëse ndodh ndonjë incident, por për arsye thjesht ekonomike është e mundur që pronarët e anijeve të vendosin se transportimi i mallrave të tyre nuk është i leverdishëm", shpjegoi Zanev për korrespondenten e BNR-së në Ruse, Asja Pençeva.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva