SPORT

Artikull

Plovdivi pret Kampionatin Botëror të Kanotazhit për moshat deri në 19 vjeç

Mërkurë, 5 Gusht 2026, 05:27

Plovdivi pret Kampionatin Botëror të Kanotazhit për moshat deri në 19 vjeç

FOTO: Facebook/Plovdiv Rowing

Madhësia e shkronjave

Gjithsej 655 sportistë (364 djem dhe 291 vajza) nga 54 shtete do të garojnë për medalje nga 6 deri më 9 gusht në Kampionatin Botëror të Kanotazhit për të rinjtë deri në 19 vjeç, që zhvillohet në Plovdiv. Bullgaria do të përfaqësohet me 6 varka dhe 16 sportistë. Hyrja për spektatorët në kanalin e kanotazhit është falas.

Ceremonia e hapjes së kampionatit do të mbahet në orën 18:30 në Stadiumin Romak, që ndodhet në rrugën kryesore këmbësore të qytetit. Mes të ftuarve zyrtarë do të jetë edhe presidenti i Federatës Botërore të Kanotazhit dhe anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Zhan-Kristof Rolan, njoftoi Bashkia e Plovdivit.

Garat finale dhe ceremonitë e ndarjes së medaljeve në të gjitha disiplinat do të zhvillohen më 8 dhe 9 gusht në kanalin e kanotazhit në Plovdiv.

Plovdivi është gjithashtu kandidat zyrtar për titullin "Kryeqyteti Evropian i Sportit 2028". Kandidatura e tij do të vlerësohet nga organizata ACES Europe në nëntor të vitit 2026.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova