Artikull
Orkestra Përfaqësuese Frymore e Forcave Detare mban koncert në Burgas
Mërkurë 5 Gusht 2026 04:31
Mërkurë, 5 Gusht 2026, 04:31
FOTO: burgas.bg
Madhësia e shkronjave
Me një sërë aktivitetesh gjatë kësaj jave shënohet 147-vjetori i krijimit të Forcave Detare të Republikës së Bullgarisë.
Më 5 gusht, në Varna do të zhvillohet ceremonia ushtarake e vendosjes së kurorave dhe luleve para Monumentit të Detarit. Në mbrëmje, duke filluar nga ora 19:30, banorët dhe vizitorët e Burgasit janë të ftuar në një koncert festiv të Orkestrës Përfaqësuese Frymore të Forcave Detare, që do të mbahet në Kopshtin Detar. "Ju pret një mbrëmje e mbushur me muzikë solemne, marshe frymëzuese, vepra të njohura koncertore dhe melodi të dashura, të ekzekutuara me profesionalizëm dhe mjeshtëri nga muzikantët e orkestrës", thuhet në ftesën e Bashkisë së Burgasit.
Më 8 gusht, nga ora 09:00 deri në 12:00, banorët dhe vizitorët e Varnës dhe Burgasit do të kenë mundësinë të vizitojnë anije të Forcave Detare, të ankoruara në portet detare të dy qyteteve, njofton Ministria e Mbrojtjes.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova