Artikull
Miro vjen me një këngë të re verore, "Versioni yt më seksi"
Mërkurë 5 Gusht 2026 10:22
Mërkurë, 5 Gusht 2026, 10:22
FOTO: @MiroHDOfficial
Madhësia e shkronjave
Në kulmin e sezonit veror, Miro prezanton këngën e tij më të re, "Versioni yt më seksi", e cila sjell atmosferë të lehtë, pozitive dhe plot buzëqeshje. Kjo këngë është një tjetër hap drejt albumit të ardhshëm "Paqebërësit"
Kënga sjell një qasje ndryshe ndaj një prej fjalëve më të përdorura në kulturën pop. Në vend që "seksi" të lidhet vetëm me pamjen e jashtme, Miro e përdor atë si simbol dhe metaforë të lirisë sonë të brendshme.
Për muzikën dhe tekstin, Miro bashkëpunoi me partnerët e tij afatgjatë krijues, Krum Georgiev dhe Ana Pesheva. Aranzhimin e bëri Krum Georgievi, autor i disa prej hiteve më të mëdha në karrierën e Miros.
FOTO: @MiroHDOfficial
Pas vetëm pak ditësh, fansat e Miros do të kenë mundësinë ta dëgjojnë për herë të parë të interpretuar në skenë këngën "Versioni yt më seksi" – më 6 gusht në Teatrin Antik të Plovdivit, nga ku do të nisë turneu i tij kombëtar "Paqebërësit". Premiera do të mbahet më 6 gusht në Teatrin Antik të Plovdivit, ku do të nisë turneu i tij kombëtar "Paqebërësit". Për këtë turne, këngëtari ka përgatitur një program të veçantë, që ndërthur këngët e reja nga albumi i ardhshëm "Paqebërësit" me hitet më të mëdha të karrierës së tij.
Pas vetëm pak ditësh, fansat e Miros do të kenë mundësinë ta dëgjojnë për herë të parë të interpretuar në skenë këngën "Versioni yt më seksi". Ajo do të prezantohet më 6 gusht në Teatrin Antik të Plovdivit, nga ku do të nisë turneu i tij kombëtar "Paqebërësit".
Redaktoi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova