Artikull
Turistët nga Polonia, Italia dhe Spanja po nxisin turizmin urban në Bullgari
Martë 4 Gusht 2026 17:04
Martë, 4 Gusht 2026, 17:04
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Gjithnjë e më shpesh, vizitorët e huaj po zgjedhin Bullgarinë si destinacion për turizëm urban dhe jo për pushime bregdetare. Këtë e deklaroi për Radion Kombëtare Bullgare eksperti i turizmit Bajko Bajkov nga Shoqata Bullgare për Turizëm të Qëndrueshëm. Qendrat kryesore që tërheqin turistët për turizëm kulturor janë Sofja, Plovdivi, Veliko Tërnovo dhe Kazanllëku. Bajkov theksoi se një faktor kryesor për këtë zhvillim është lidhja e mirë e transportit.
Polonia, Italia dhe Spanja janë tregjet kryesore që aktualisht po nxisin këtë fluks turistik, si për turistët që i organizojnë vetë udhëtimet, ashtu edhe për ata që udhëtojnë përmes operatorëve turistikë.
Për tregje si Kina, Japonia, SHBA-ja apo Kanadaja, nuk kemi lidhje të drejtpërdrejta transporti, gjë që sipas ekspertit është një nga arsyet pse interesi nga këto vende mbetet më i ulët.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova