Artikull
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim ankesat kundër Buxhetit 2026
Martë 4 Gusht 2026 17:28
Martë, 4 Gusht 2026, 17:28
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim në themel çështjet e ngritura mbi bazën e tri ankesave – njëra nga GERB-SDS dhe dy nga "Po e vazhdojmë ndryshimin" – lidhur me pretendimet për antikushtetutshmëri të disa dispozitave të Ligjit për Buxhetin e Shtetit dhe Ligjit për Buxhetin e Sigurimeve Shoqërore Shtetërore për vitin 2026. Kjo bëhet e ditur në një njoftim të gjykatës, ku theksohet se vendimet u miratuan njëzëri, raportoi BTA.
Sipas palëve ankuese, një pjesë e teksteve ligjore shkelin parimin e shtetit të së drejtës, garantimin e të drejtave sociale të qytetarëve, si dhe parimet e stabilitetit financiar dhe ligjshmërisë. Ato theksojnë se deficiti buxhetor i parashikuar prej 5,7% të PBB-së bie ndesh me Ligjin për Financat Publike, i cili nuk lejon një devijim të tillë në mungesë të rrethanave të jashtëzakonshme të parashikuara në të.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova
- #sigurime shoqërore shtetërore
- #gjykatë
- #sigurime
- #Ligji për Financat Publike
- #ankesë
- #sigurime shoqërore
- #deficit
- #buxhet
- #stabilitet financiar
- #Gjykata Kushtetuese
- #PBB
- #deficit buxhetor
- #Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB)
- #Ligji për Buxhetin e Shtetit për vitin 2026
- #Ligji për Buxhetin e Shtetit
- #Ligji për Buxhetin e Sigurimeve Shoqërore Shtetërore
- #të drejta sociale
- #garantimi i të drejtave