EKONOMI

Artikull

U publikua botimi më i ri "Bullgaria në Shifra 2026"

Mërkurë, 5 Gusht 2026, 08:36

U publikua botimi më i ri "Bullgaria në Shifra 2026"

FOTO: bcci.bg

Madhësia e shkronjave

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Bullgarisë (BTPP) prezantoi edicionin e 17-të të botimit “Bulgaria in Figures®” (Bullgaria në Shifra) 2026. Ky botim u ofron informacion të përditësuar të gjithë atyre që e shohin Bullgarinë si një vend tërheqës për investime. Ai paraqet treguesit kryesorë ekonomikë të vendit gjatë pesë viteve të fundit, duke përfshirë klimën e investimeve, turizmin, importet dhe eksportet, arsimin, tregun e punës, si edhe aspekte të tjera të rëndësishme të ekonomisë bullgare.

Një nga mesazhet kryesore të këtij botimi është qëndrimi i qartë i BTPP-së kundër rritjes së taksave. Kryetari i Dhomës thekson se synimi kryesor është ruajtja e stabilitetit financiar të vendit, duke shmangur ndryshimet në sistemin tatimor që do të çonin në rritjen e barrës fiskale për qytetarët dhe bizneset.

Versioni elektronik falas në gjuhën angleze është i disponueshëm në adresën: https://www.bcci.bg/resources/files/BCCI_Bulgaria_in_figures_2026_WEB.pdf


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova