LAJME

Artikull

Qarkullimi në pikat kufitare të Bullgarisë është normal

Mërkurë, 5 Gusht 2026, 09:27

Qarkullimi në pikat kufitare të Bullgarisë është normal

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Qarkullimi në të gjitha pikat kufitare të Bullgarisë me vendet fqinje vijon normalisht, njofton Policia Kufitare.

Për shkak të temperaturave të larta që priten deri më 6 gusht, nga ora 13:00 deri në 21:00 ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda mbi 20 ton në rrugën Vidin–Vraca dhe në autostradat "Trakia", "Marica", "Hemus", "Struma" dhe "Evropa".

Deri më 7 gusht do të kryhen punime pastrimi në nyjën rrugore "Daskallovo", në autostradën "Struma", pranë Pernikut. Punimet do të zhvillohen çdo natë, nga ora 21:00 deri në orën 04:00, dhe lëvizja do të kufizohet me faza në korsitë e autostradës, si edhe në degëzimet e nyjës rrugore.

Ndërkohë, deri në orën 13:00 të datës 5 gusht, organizimi i qarkullimit do të ndryshojë përkohësisht në një segment të autostradës "Trakia", në rajonet e Sofjes dhe Burgasit, për shkak të pastrimit të bimësisë anës rrugës. Trafiku do të devijohet në korsinë aktive.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova