EKONOMI

Artikull

Ministria e Financave njofton për përmirësim të financave publike në korrik

Mërkurë, 5 Gusht 2026, 11:51

Ministria e Financave njofton për përmirësim të financave publike në korrik

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Bullgaria mori javën e kaluar 1 miliard euro nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri (PRQ). Këtë e bëri të ditur kryeministri Rumen Radev në fillim të mbledhjes së qeverisë më 5 gusht. Sipas tij, këto para do të përdoren për projekte të rëndësishme, si: ndërtimi i kopshteve për fëmijë; rinovimi dhe izolimi termik i ndërtesave; zgjerimi i metrosë; blerja e helikopterëve për shërbimet mjekësore emergjente; ndërtimi i sistemeve me bateri për ruajtjen e energjisë.  Kryeministri tha gjithashtu se gjatë javëve të fundit qeveria arriti të rinegociojë një pjesë të detyrimeve që lidhen me këstin e pestë të financimit nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri. Ai shtoi se po punohet intensivisht për të ruajtur fondet nga Plani për Tranzicion të Drejtë, të cilat janë të destinuara për rajonet Stara Zagora, Kjustendill dhe Pernik, që po përballen me ndryshime ekonomike.

Ndërkohë, Ministria e Financave parashikon që deri në fund të korrikut deficiti i buxhetit të arrijë në 2.2 miliardë euro, ose 1.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të parashikuar. Për krahasim, në fund të qershorit deficiti ishte mbi 2.4 miliardë euro, ose 1.9% e PBB-së së pritshme. Kjo tregon një përmirësim të lehtë të gjendjes financiare të vendit.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova