Artikull
Sofja dënon me vendosmëri të gjitha format e antisemitizmit
Mërkurë 5 Gusht 2026 13:16
Mërkurë, 5 Gusht 2026, 13:16
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë deklaroi se vendi dënon pa asnjë rezervë çdo formë të antisemitizmit. Reagimi vjen pas një incidenti të ndodhur më 2 gusht, kur një grup të rinjsh bullgarë u drejtoi kërcënime dhe fyerje me shprehje antisemitike një grupi nxënësish italianë, të cilët ishin të akomoduar në një hotel në Bansko. Në deklaratën e publikuar në rrjetin social X, Ministria theksohet: "Bullgaria është thellësisht e shqetësuar nga njoftimet për akte antisemitike të drejtuara ndaj një grupi të rinjsh hebrenj nga Italia. Veprime të tilla janë të papranueshme dhe nuk kanë vend në një shoqëri demokratike." Ministria bën të ditur gjithashtu se është në kontakt të ngushtë me policinë dhe me Ministrinë e Brendshme për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Ajo ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe për t'i ofruar ndihmë edhe autoriteteve italiane, nëse është e nevojshme.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova