SHOQËRI

Artikull

Në Dimitrovgrad përkujtojnë fillimin e lëvizjes së brigadierëve

Mërkurë, 5 Gusht 2026, 14:30

Në Dimitrovgrad përkujtojnë fillimin e lëvizjes së brigadierëve

FOTO: Ivo Ivanov (origjinali ruhet në Muzeun Historik të Dimitrovgradit)

Madhësia e shkronjave

Dimitrovgradi është mikpritës i takimit kombëtar të brigadierëve me rastin e 80-vjetorit të lëvizjes së organizuar të brigadierëve në Bullgari. Përkujtimi u kushtohet njerëzve që morën pjesë në ndërtimin e objekteve të rëndësishme infrastrukturore në Bullgarinë e pasluftës, përmes punës vullnetare, entuziazmit dhe angazhimit shoqëror të të rinjve që dëshironin të ndërtonin një botë të re.

Brigadierët besonin se po ndërtonin një Bullgari të re dhe një shoqëri të re

Brigadierët besonin se po ndërtonin një Bullgari të re dhe një shoqëri të re

FOTO: Ivo Ivanov

Më 5 gusht 1946 u hodh themeli i lëvizjes së brigadierëve në Bullgari. Atëherë Brigada e Parë Kombëtare Rinore e Ndërtimit "Georgi Dimitrov" filloi punën në qafën malore Hainboaz (sot – Qafa e Republikës). Në këtë datë, në vitin 1946, 2 075 brigadierë nisën hapjen e një rruge automobilistike të klasit të parë përmes malit Stara Pllanina. Në vitet pasuese, qindra mijëra të rinj nga e gjithë vendi dhanë punën e tyre falas për ndërtimin e linjave hekurudhore Pernik–Vollujak, Lloveç–Trojan dhe Samuill–Silistra, të digave "Koprinka" dhe "Rosica", të linjës së tensionit të lartë Kurillo–Sofje–Pllovdiv dhe shumë objekteve të tjera.

Dimitrovgradi duhej t'i ngjante qytetit sovjetik Komsomolsk mbi Amur

Dimitrovgradi duhej t'i ngjante qytetit sovjetik Komsomolsk mbi Amur

FOTO: Ivo Ivanov

Ndër objektet kombëtare të lëvizjes së brigadierëve është edhe Dimitrovgradi në Bullgarinë Jugore. Ai u krijua zyrtarisht në vitin 1947, përmes bashkimit të tre fshatrave të vendosura pranë linjës hekurudhore të "Orient Express"-it nga Stambolli drejt Vjenës. Për shkak të potencialit ekonomik të rajonit rreth pellgut minerar të Maricës dhe fabrikës së çimentos "Vullkan", e cila tashmë ekzistonte, pushteti komunist në Bullgari filloi të ndërtonte një qendër industriale që duhej të bëhej emblema dhe simboli i rendit të ri shoqëror.


Nga pikëpamja urbanistike, Dimitrovgradi ishte konceptuar si një qytet i gjelbër, me shumë parqe

Nga pikëpamja urbanistike, Dimitrovgradi ishte konceptuar si një qytet i gjelbër, me shumë parqe

FOTO: Ivo Ivanov

Dimitrovgradi u ndërtua nga 50 000 brigadierë, të cilët erdhën nga 963 qytete dhe fshatra bullgare. Nga viti 1948 deri në vitin 1950, ata punuan në një brigadë të pavarur, të quajtur "Roja e Re". Nën moton "Ne e ndërtojmë qytetin, qyteti na ndërton ne!", u bashkuan të rinj që deri atëherë kishin qenë të ndarë nga normat e vjetra familjare dhe përplasjet politike. Ata u frymëzuan të linin mënjanë, të paktën përkohësisht, interesat e tyre personale dhe të punonin me vetëmohim, në kushte pothuajse të barazisë ushtarake, në emër të interesit kombëtar të saposhpallur.

Brigadierët kanë punuar kryesisht me dorë dhe pothuajse pa përdorur makineri

Brigadierët kanë punuar kryesisht me dorë dhe pothuajse pa përdorur makineri

FOTO: Ivo Ivanov

Nëse i referohemi psikologjisë së moshës të profesor Spiridon Kazanxhiev, bëhet fjalë për të rinj, të cilët sot do t'i quanim adoleshentë, që përjetojnë kalimin nga puberteti drejt pjekurisë. Ata dëshirojnë të largohen nga bota e vjetër e rrënuar deri në vitin 1945. Duke u ndier të kërcënuar nga e panjohura, ata reagojnë me një ndjenjë guximi, e cila shprehet në forma të ndryshme, si kalorësia, prirja për liri dhe pavarësi nga prindërit dhe mësuesit. Në mënyrë të pavetëdijshme, ky është një rebelim dhe ata këmbëngulin kundër çdo kufizimi. Që të mos shndërroheshin në elementë antishoqërorë dhe në një kërcënim për regjimin, këta karaktere të forta u mobilizuan nga pushteti i ri për një çështje mbarëpopullore dhe u vunë nën një disiplinë të rreptë kampore.

Fasada ceremoniale e Dimitrovgradit nga vitet '60, në stilin e ampirit stalinist ose sovjetik

Fasada ceremoniale e Dimitrovgradit nga vitet '60, në stilin e ampirit stalinist ose sovjetik

FOTO: Ivo Ivanov

Duke punuar në kantieret e Kombinatit Kimik, të Fabrikës së Çimentos dhe të blloqeve të para të banimit në qytet, gjatë ndërtimit të rrugëve të para dhe të argjinaturës së lumit Marica, një pjesë e brigadierëve mbetën përgjithmonë banorë të Dimitrovgradit.

Realizmi socialist ishte stili kryesor në paraqitjen e vrullit fizik të brigadierëve

Realizmi socialist ishte stili kryesor në paraqitjen e vrullit fizik të brigadierëve

FOTO: Ivo Ivanov

Sot, çdokush mund të pozojë pranë karrocës së brigadierëve

Sot, çdokush mund të pozojë pranë karrocës së brigadierëve

FOTO: Ivo Ivanov

Hyrja e shtëpisë-muze kushtuar poetit Penjo Penev

Hyrja e shtëpisë-muze kushtuar poetit Penjo Penev

FOTO: Ivo Ivanov

Poeti Penjo Penev

Poeti Penjo Penev

FOTO: Ivo Ivanov

Drama e Dimitrovgradit të sotëm rrëfehet në mënyrë elegjiake në dokumentarin e mrekullueshëm "Qyteti i Ëndrrave", të regjisorit Svetoslav Draganov, të realizuar në vitin 2012.

Edhe arsimi, veprimtaria artistike amatore dhe sporti ishin të zhvilluara në Republikën Popullore të Bullgarisë

Edhe arsimi, veprimtaria artistike amatore dhe sporti ishin të zhvilluara në Republikën Popullore të Bullgarisë

FOTO: Ivo Ivanov

Dimitrovgradi është ndërtuar në stilin e njohur si "ampiri stalinist". Fasadat e barokut të hershëm socialist u plotësuan pas viteve '70 me arkitekturën e modernizmit socialist të shekullit XX. Autoritetet vendore vazhdojnë të kërkojnë që ansamblet urbanistike, arkitekturore dhe parqet e ndërtuara gjatë viteve 1950–1970 të fitojnë statusin e pasurive kulturore me rëndësi kombëtare. Pikërisht për shkak të arkitekturës së tij unike, qyteti është ftuar të marrë pjesë në projektin evropian për turizmin e trashëgimisë totalitare, rruga e të cilit përfshin 15 qytete evropiane.

Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski