Artikull
Parashikimi i motit për 6 gushtin 2026
Kod i verdhë për temperatura të larta në të gjithë Bullgarinë
Mërkurë 5 Gusht 2026 19:33
Mërkurë, 5 Gusht 2026, 19:33
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të enjten, temperaturat minimale do të lëvizin nga 16 deri në 22°C, ndërsa në Sofje priten rreth 16°C. Gjatë paradites moti do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës, sidomos në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore, do të zhvillohen re dhe në disa zona priten reshje të shkurtra shiu të shoqëruara me bubullima. Era do të jetë e dobët, ndërsa në Bullgarinë Lindore mesatare, me drejtim nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 32 deri në 37°C, ndërsa në Sofje rreth 32°C.
Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga lindja-verilindja. Temperaturat e ajrit do të arrijnë 29–31°C, ndërsa temperatura e ujit të detit do të jetë 24–25°C. Dallgëzimi i detit do të jetë i dobët, rreth 1–2 ballë.
Në zonat malore, paraditja do të jetë kryesisht me diell. Rreth mesditës dhe pas saj do të shtohen retë, të cilat në disa vende do të sjellin reshje të shkurtra shiu dhe stuhi me bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja. Temperatura maksimale do të jetë rreth 25°C në lartësi 1 200 metra mbi nivelin e detit dhe rreth 17°C në lartësi 2 000 metra.
Të premten moti do të jetë kryesisht me diell. Megjithatë, pasdite do të shtohen vranasirat dhe në disa zona priten reshje të shkurtra shiu, të shoqëruara herë pas here me bubullima. Era do të jetë e dobët deri mesatare, me drejtim nga veriu-veriperëndimi në pjesën perëndimore të vendit. Temperaturat gjatë ditës nuk do të ndryshojnë ndjeshëm dhe do të jenë kryesisht nga 33 deri në 38°C.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrovaer
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova