Artikull
Bullgaria e para në BE për përdorimin e përditshëm të duhanit
Mërkurë 5 Gusht 2026 15:48
Mërkurë, 5 Gusht 2026, 15:48
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Bullgaria renditet e para në Bashkimin Evropian për përqindjen e njerëzve që përdorin çdo ditë produkte të duhanit dhe produkte të tjera të ngjashme. Këtë e tregojnë të dhënat e Eurostat-it, të publikuara sot, 5 gusht.
Në vitin 2025, 26,3% e bullgarëve të moshës 16 vjeç e lart kanë përdorur çdo ditë duhan dhe produkte të lidhura me të (cigare elektronike, qese nikotine ose produkte të duhanit të ngrohur).
Pas Bullgarisë renditen Suedia dhe Kroacia, ndërsa në vendin e fundit është Holanda me 9,9%.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva