Artikull
Bashkia e Sofjes mohon pronësinë e objektit me laborator fentanili
Mërkurë 5 Gusht 2026 17:06
Mërkurë, 5 Gusht 2026, 17:06
FOTO: MPB
Madhësia e shkronjave
Bashkia e Sofjes mohoi
informacionet e përhapura se prona ku dje u zbulua një laborator i paligjshëm
për prodhimin e fentanilit është në pronësi të saj.
“Nga regjistrat kadastralë
rezulton qartë se pronari është Akademia e Shkencave Bujqësore (Qendra
Kombëtare e Shkencave Agrare), një organizatë buxhetore në varësi të ministrit
të bujqësisë dhe ushqimit, dhe jo Bashkia e Sofjes”, theksojnë nga bashkia.
Nga Akademia e Shkencave Bujqësore konfirmuan se ata janë pronarët. Prona është dhënë me qira në qershor 2024, pas një procedure të rregullt tenderimi, për një periudhë pesëvjeçare.
Në një deklaratë zyrtare, drejtuesit e Akademisë theksuan se do t’u ofrojnë të gjithë mbështetjen e nevojshme organeve kompetente që po hetojnë rastin, njoftoi korrespondentja jonë Veselina Millanova.
Dje, Ministria e Brendshme bëri të ditur se Drejtoria e Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar (GDBOP) zbuloi në një hangar bujqësor në lagjen “Fakullteta” të Sofjes një laborator të teknologjisë së lartë për prodhimin e fentanilit. Sipas autoriteteve, aty mund të jetë prodhuar e gjithë sasia e nevojshme e kësaj substance narkotike me rrezik të lartë që shpërndahej në vend.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva