LAJME

Artikull

Pranë Sofjes do të ndërtohet një qendër hapësinore dhe teknologjike

Enjte, 6 Gusht 2026, 11:37

Pranë Sofjes do të ndërtohet një qendër hapësinore dhe teknologjike

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Kryeministri Rumen Radev vizitoi më 6 gusht, në orën 09:00, aeroportin “Dobrosllavci”, ku do të ndërtohet “Parku Industrial i Teknologjisë së Lartë dhe Qendra e Zhvillimit Hapësinor dhe të Mbrojtjes - Dobrosllavci”.

Kjo u njoftua nga zyra për shtyp e qeverisë, e cila bëri të ditur se kryeministri do të shoqërohet nga zëvendëskryeministrat Aleksandër Pulev dhe Atanas Pekanov.

Pas ndërtimit të kësaj qendre të teknologjisë së lartë në fshatin Dobroslavci pranë Sofjes qëndron kompania bullgare e teknologjisë hapësinore EnduroSat.

Pranë Sofjes do të ndërtohet një qendër hapësinore dhe teknologjike

FOTO: BGNES

“Parku industrial i teknologjisë së lartë, me qendër zhvillimi për industrinë hapësinore dhe të mbrojtjes, do t’u japë një shtysë të re komunave të rajonit”, tha Radev.

“Këtu do të materializohet një pasqyrim i përmbledhur i politikës ekonomike të qeverisë: investime në dije, prodhime të teknologjisë së lartë, industri të mbrojtjes, kërkim shkencor dhe zhvillim. Bullgaria do të shndërrohet nga një vend që konsumon teknologji në një vend që i krijon ato. Suksesi i kësaj nisme nuk do të matet vetëm me vlerën e investimeve dhe numrin e vendeve të reja të punës. Ai do të matet edhe me faktin se në këtë mënyrë do të zhvillojmë dhe do ta mbajmë këtu talentin e të rinjve bullgarë”, tha gjithashtu Radev.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova, Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva