Artikull
Një institut i ri në Bullgari do të zbulojë sekretet e Ballkanit mesjetar
Mërkurë 5 Gusht 2026 17:25
Mërkurë, 5 Gusht 2026, 17:25
FOTO: BTA - arkiv
Madhësia e shkronjave
Këshilli i Ministrave
miratoi krijimin e Institutit “Qendra për Studime Sllavo-Bizantine ‘Prof. Ivan
Dujçev’” si njësi në strukturën e Universitetit të Sofjes “Shën Kliment
Ohridski”.
Në institut do të
zhvillohen kërkime shkencore mbi trashëgiminë kulturore mesjetare të Ballkanit,
duke përfshirë historinë, arkeologjinë, letërsinë, artin, traditat kulturore
sllavo-bizantine dhe kujtesën historike të komuniteteve ballkanike.
Instituti nuk do të merret
vetëm me kërkime shkencore, por edhe me veprimtari ekspertize për
identifikimin, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Bullgarisë.
Në punën e tij do të përdoren teknologji moderne digjitale për studimin e trashëgimisë kulturore sllavo-bizantine.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva