Artikull
Qeveria propozon që Parlamenti të heqë kufizimin për eksportin e naftës dizel
Enjte 6 Gusht 2026 09:06
Enjte, 6 Gusht 2026, 09:06
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Qeveria do t’i propozojë Kuvendit që të shfuqizojë ndalimin e përkohshëm të eksportit të karburanteve. Ndalimi u vendos më 31 tetor 2025 dhe përfshinte eksportin, përfshirë edhe drejt vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të disa produkteve të naftës, si: nafta dizel me dhe pa biokomponent, kerozina, karburantet industriale dhe vajrat e përftuara nga minerale bituminoze, njofton BTA.
Në atë kohë, vendimi u mor për të garantuar sigurinë energjetike të vendit dhe stabilitetin e tregut të brendshëm të karburanteve pas sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara kundër “Lukoil”. Përveç kësaj, një nga arsyet ishte edhe parandalimi i mundshëm i spekulimeve në treg.
Megjithatë, ndalimi i eksportit nuk arriti të frenojë rritjen e çmimeve pas shpërthimit të luftës për Ngushticën e Hormuzit. Aktualisht, çmimi mesatar i naftës dizel në vend ka arritur në 1,78 euro për litër.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva