LAJME

Artikull

Kalimi i automjeteve të lehta në pikën kufitare “Kallotina” është i ngarkuar

Enjte, 6 Gusht 2026, 09:26

Kalimi i automjeteve të lehta në pikën kufitare “Kallotina” është i ngarkuar

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Qarkullimi i automjeteve të lehta që hyjnë në Bullgari nga Serbia përmes pikës kufitare “Kallotina” është intensiv, njoftuan autoritetet e Policisë Kufitare. 

Në pikat e tjera kufitare me Turqinë, Greqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Rumaninë, kalimi po zhvillohet normalisht për këtë periudhë të vitit. 

Për shkak të pastrimit të sinjalistikës rrugore, gjatë natës do të ketë ndryshime të përkohshme në organizimin e trafikut në tunelin “Topli Doll” në autostradën “Hemus”, njoftoi Agjencia e Infrastrukturës Rrugore. 

Nga ora 21:00 e datës 6 gusht deri në mesnatë, automjetet do të devijohen gradualisht në korsinë e parakalimit në tubin e tunelit në drejtim të Varnës. 

Nga ora 00:30 deri në 06:00 të datës 7 gusht, kufizimi do të zhvendoset në tubin e tunelit në drejtim të Sofjes, ndërsa shpejtësia e lëvizjes do të jetë e kufizuar në 50 km/orë. 

Gjithashtu, mbeten në fuqi kufizimet për qarkullimin e automjeteve të rënda me peshë mbi 20 ton gjatë orëve të pasdites për shkak të temperaturave të larta.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva