Artikull
Zëvendësambasadori i Izraelit bëri një vizitë jozyrtare në qytetin e Banskos
Enjte 6 Gusht 2026 10:28
Enjte, 6 Gusht 2026, 10:28
FOTO: bansko.bg
Madhësia e shkronjave
Kryetari i Bashkisë së Banskos, Stojço Banenski, zhvilloi
një takim joformal me zëvendësambasadorin e Izraelit në Bullgari, Tadian
Poplinger. Ai është ndër diplomatët që tregojnë interes të vazhdueshëm për
zhvillimin e Banskos dhe e ka vizituar qytetin disa herë. Biseda u përqendrua
në mundësitë për thellimin e kontakteve dypalëshe në fushat e turizmit,
kulturës dhe sportit.
U theksua se gjatë viteve të fundit gjithnjë e më shumë
qytetarë izraelitë zgjedhin Banskon jo vetëm si destinacion turistik gjatë
gjithë vitit, por edhe si vend për qëndrim afatgjatë. Qytetarët izraelitë janë
ndër pjesëmarrësit më aktivë në tregun lokal të pasurive të paluajtshme, ndërsa
shumë prej tyre tashmë janë bërë pjesë e komunitetit të Banskos, duke u
përfshirë aktivisht në jetën shoqërore, kulturore dhe ekonomike të qytetit.
FOTO: bansko.bg
Gjithashtu u vu në dukje tradita e mirë që në programin e Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit në Bansko të marrin pjesë artistë të shquar nga Izraeli. Edicioni i këtij viti gjithashtu përfshin projekte izraelite, mes tyre Amit Friedman Quartet dhe Big Vicious të Avishai Cohen, njofton Radio Bllagoevgrad.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva