Artikull
Vapët vazhdojnë, pas mesditës në perëndim dhe verilindje mund të ketë reshje shiu
Parashikimi i motit për 7 gusht 2026
Kod portokalli për temperatura të rrezikshme të larta është shpallur në 8 rajone të vendit
Enjte 6 Gusht 2026 19:25
Enjte, 6 Gusht 2026, 19:25
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Të premten, temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 22°C. Në Sofje pritet që temperatura minimale të jetë rreth 20°C. Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës do të zhvillohen vranësira, kryesisht mbi gjysmën perëndimore të vendit dhe në verilindje të Bullgarisë, e cila në disa zona do të shndërrohet në vranësira shiu. Në disa vende priten reshje të shkurtra dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 32 deri në 37°C. Në kryeqytet priten rreth 32°C.
Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 29 deri në 32°C. Temperatura e ujit të detit është rreth 25-26°C. Dallgëzimi i detit do të jetë 1-2 ballë.
Në zonat malore, paradite moti do të jetë me diell. Pas mesditës do të zhvillohen vranësira shiu dhe në disa zona të masiveve malore të Bullgarisë Perëndimore dhe Qendrore priten reshje të shkurtra të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra mbi nivelin e detit do të jetë rreth 26°C, ndërsa në 2000 metra rreth 18°C.
Të shtunën moti do të jetë kryesisht me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohet vranësira dhe në disa vende të veçanta në gjysmën perëndimore të vendit dhe në rajonet verilindore do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Era do të jetë e lehtë nga veriu-verilindja, ndërsa gjatë natës në shumë zona do të pushojë. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 32°C dhe 37°C.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva