Artikull
Gallup: Mbështetje e lartë për PB, por kritika për politikën e jashtme
Enjte 6 Gusht 2026 15:21
Enjte, 6 Gusht 2026, 15:21
FOTO: gallupinternational.bg
Madhësia e shkronjave
Sipas një sondazhi të Agjencisë Sociologjike "Gallup", nuk ka ndryshime të ndjeshme në mbështetjen e qytetarëve për forcat kryesore politike gjatë 100 ditëve të para të qeverisë së drejtuar nga Rumen Radev. Partia "Bullgaria Progresive" (PB) vazhdon të gëzojë mbështetje të lartë, me 42,3%, duke ruajtur nivelin e mbështetjes që mori në zgjedhjet e fundit parlamentare. Ajo mban një diferencë të konsiderueshme ndaj forcës së dytë politike, koalicionit GERB-SDS, i cili mbështetet nga 12% e të anketuarve. Në vendin e tretë renditet PP me 7,6%, ndërsa DPS është e katërta me 7%.
Sondazhi tregon gjithashtu një besim të lartë publik ndaj presidentit - 48,4%, ndërsa qeveria mbështetet nga 42% e qytetarëve. Ndërkohë, besimi ndaj parlamentit ka shënuar rritje, duke arritur në 20,2%.
Megjithatë, politika e jashtme e qeverisë është objekt kritikash. 52% e të anketuarve shprehen kritikë ndaj mënyrës se si qeveria po menaxhon marrëdhëniet ndërkombëtare. Nga ta, 33,5% vlerësojnë se mungon ekuilibri mes angazhimeve të Bullgarisë në politikën e jashtme dhe pritshmërive të qytetarëve brenda vendit, ndërsa 18,5% mendojnë se Bullgaria po përcjell mesazhe të paqarta dhe kontradiktore ndaj aleatëve dhe partnerëve të saj ndërkombëtarë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova