Artikull
68 medalje për nxënësit bullgarë në olimpiada ndërkombëtare
Enjte 6 Gusht 2026 15:54
Enjte, 6 Gusht 2026, 15:54
FOTO: azbuki.bg
Madhësia e shkronjave
Ministri bullgar i arsimit dhe shkencës, Georgi Vëllçev, përgëzoi nxënësit që fituan medalje në olimpiada dhe gara ndërkombëtare të shkencave natyrore gjatë këtij sezoni, duke theksuar se vendi ka nevojë për të rinj të talentuar, të aftë, të ditur dhe me ndjenjë përgjegjësie. Nxënësit e dalluar u vlerësuan me certifikata nderi dhe lexues elektronikë si shpërblim për arritjet e tyre.
Deri më tani, nxënësit bullgarë kanë fituar 68 medalje në olimpiadat dhe garat ndërkombëtare të zhvilluara gjatë vitit 2026.
Gjatë muajve në vijim, ekipet kombëtare të Bullgarisë do të marrin pjesë edhe në katër olimpiada të tjera ndërkombëtare, në fushat e informatikës, inteligjencës artificiale, gjeografisë, astronomisë dhe astrofizikës.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova