Artikull
Bullgaria, Rumania dhe Spanja nënshkruajnë marrëveshje për mbrojtjen ajrore
Enjte 6 Gusht 2026 17:49
Enjte, 6 Gusht 2026, 17:49
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Forcat ajrore të Bullgarisë, Rumanisë dhe Spanjës nënshkruan një marrëveshje teknike trepalëshe për zhvillimin e operacioneve ndërkufitare të mbrojtjes së hapësirës ajrore (Air Policing) të Aleancës. Marrëveshja u nënshkrua në bazë të marrëveshjes mes qeverive të Bullgarisë dhe Rumanisë të vitit 2021 dhe krijon mundësinë që në operacionet ndërkufitare të Air Policing të përfshihen edhe avionë luftarakë të një shteti të tretë – në këtë rast, të Spanjës, njoftoi Ministria bullgare e Mbrojtjes.
Në kuadër të Sistemit të Integruar të NATO-s për mbrojtjen ajrore dhe kundër raketave, forcat spanjolle do të mund të kryejnë detyra të patrullimit ajror në hapësirën ajrore të Rumanisë, ku aktualisht janë të dislokuara, si dhe në hapësirën ajrore bullgare, në rast nevoje.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova