LAJME

Artikull

Ministria e Jashtme u bën thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë në Kubë

Premte, 7 Gusht 2026, 09:28

Ministria e Jashtme u bën thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë në Kubë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Ministria e Punëve të Jashtme u bën thirrje qytetarëve të mos ndërmarrin udhëtime në Kubë, përfshirë edhe ato turistike, përveç rasteve kur janë të domosdoshme. Arsyeja është situata e rëndë e krijuar në vend. Sipas njoftimit, indeksi i rrezikut për udhëtimet në Kubë është në nivelin 4, çka do të thotë se rekomandohet të mos udhëtohet në këtë vend, përveç rasteve kur udhëtimi është absolutisht i domosdoshëm. Situata lidhet me thellimin e krizës energjetike, mungesën e karburantit, ndërprerjet e gjata të energjisë elektrike, vështirësitë në shërbimet shëndetësore, problemet në transportin urban dhe ndërqytetës, rritjen e kriminalitetit, si edhe mungesën e barnave, mallrave dhe shërbimeve bazë.

Ministria paralajmëron gjithashtu se mundësitë për t'u larguar nga Kuba po kufizohen gjithnjë e më shumë. Numri i fluturimeve ndërkombëtare nga Havana dhe qytete të tjera është ulur ndjeshëm për shkak të mungesës së karburantit për aviacionin.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova