EKONOMI

Artikull

Pesha e ekonomisë bullgare në BE u dyfishua pas hyrjes në BE

Premte, 7 Gusht 2026, 11:51

Pesha e ekonomisë bullgare në BE u dyfishua pas hyrjes në BE

FOTO: Pixabay

Madhësia e shkronjave

Pesha e ekonomisë bullgare në prodhimin ekonomik të Bashkimit Evropian ka arritur në 0,6% në vitin 2025. Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat, kjo e rendit Bullgarinë në vendin e 19-të në BE për nga madhësia e

(PBB).

Që nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian në vitin 2007, ekonomia bullgare ka zënë një peshë gjithnjë e më të madhe në ekonominë e përgjithshme të bllokut. Në vitin e anëtarësimit, PBB-ja e vendit përbënte 0,3% të prodhimit ekonomik të BE-së, ndërsa 18 vjet më vonë kjo peshë është dyfishuar në 0,6%.

Në vlerë nominale, ekonomia bullgare është rritur nga 32,46 miliardë euro në vitin 2007 në gati 116,02 miliardë euro në vitin 2025, ose me 257,4%.

Për krahasim, Prodhimi i Brendshëm Bruto i Bashkimit Evropian është rritur nga rreth 10,8 trilionë euro në vitin 2007 në afërsisht 18,8 trilionë euro në vitin 2025, që përfaqëson një rritje prej 74,1%.

Sipas Eurostat, kjo do të thotë se ekonomia bullgare është rritur 3,5 herë më shpejt se ekonomia e Bashkimit Evropian gjatë periudhës 2007–2025.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova