Artikull
Bullgaria ka alternativa edhe nëse ndalet Centrali “Kozlloduj”
Premte 7 Gusht 2026 13:53
Premte, 7 Gusht 2026, 13:53
FOTO: БТА
Madhësia e shkronjave
Nëse niveli i ujit në lumin Danub mbetet si aktualisht, Centrali Bërthamor i Kozllodujit mund të vazhdojë të punojë normalisht edhe për rreth një javë e gjysmë. Këtë e deklaroi ministrja e energjisë e Bullgarisë, Iva Petrova, në një intervistë për televizionin Nova TV. Sipas saj, situata rreth centralit është sfiduese dhe ndryshon vazhdimisht, por aktualisht ai funksionon pa probleme. Ministrja theksoi se sistemi energjetik i Bullgarisë ka kapacitete të mjaftueshme për të siguruar energjinë elektrike të nevojshme edhe nëse centrali bërthamor detyrohet të ndalojë përkohësisht ose të ulë prodhimin. Sipas saj, kjo është një garanci që situata mbetet nën kontroll.
Duke komentuar eksportin rekord të energjisë elektrike nga Bullgaria drejt vendeve të rajonit, që ka arritur mbi 32 mijë megavat-orë në ditë, Petrova tha se kjo lidhet me situatën në rajon dhe me lidhjet e mira të rrjeteve energjetike të Bullgarisë me vendet fqinje.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova