SPORT

Artikull

Zinga Barbosa, finalisti bullgar në kërcimin e trefishtë në Botërorin e SHBA-së

Premte, 7 Gusht 2026, 15:16

Zinga Barbosa

Zinga Barbosa

FOTO: atletikabg.com

Madhësia e shkronjave

Kampioni i Ballkanit në kërcimin e trefishtë dhe medalisti i bronztë i Kampionatit Evropian për të rinj nën 20 vjeç, Tampere 2025, Zinga Barbosa Firmino, u kualifikua nga faza eliminatore në finalen e Kampionatit Botëror për të rinj dhe të reja nën 20 vjeç në Eugene, Oregon, duke regjistruar rezultatin e tij më të mirë të sezonit, 15.81 metra.

Kështu, atleti nga Jambolli, i cili këtë vit do të nisë studimet në Universitetin e Arkansasit, u bë finalisti i dytë bullgar në këtë kampionat pas Dimo Andreevit. Andreev do të garojë për medalje në disiplinën e hedhjes së çekiçit, njoftoi revista e specializuar atletikabg.com.

Botimi thekson se kërcimi i trefishtë është disiplina më e suksesshme për Bullgarinë në historinë e këtyre garave, me gjithsej gjashtë medalje: dy të arta, tre të argjendta dhe një të bronztë.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva