Premte 7 Gusht 2026 17:46
Premte, 7 Gusht 2026, 17:46
FOTO: magnific.com
Madhësia e shkronjave
Më 7 gusht, bota shënon Ditën Ndërkombëtare të Birrës. Me këtë rast, Instituti Kombëtar i Statistikave publikoi renditjen e rajoneve në Bullgari me konsumin mesatar më të lartë të birrës gjatë vitit 2025. Në vend të parë renditet rajoni i Dobriçit me 61.5 litra për person, i ndjekur nga Pleveni me 56.5 litra dhe Veliko Tërnovo me 55.6 litra. Në dhjetëshen e parë bëjnë pjesë edhe Montana, Shumeni, Sofja, Tërgovishte, Stara Zagora, Haskovo dhe Vraca. Dita Ndërkombëtare e Birrës festohet çdo vit të premten e parë të gushtit. Këtë vit festa shënon 20-vjetorin e saj.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva