LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për fundjavën

Kod portokalli për temperatura të rrezikshme në 12 rajone, mot i nxehtë në të gjithë vendin

Premte, 7 Gusht 2026, 19:14

Parashikimi i motit për fundjavën

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të shtunën, temperaturat minimale do të lëvizin nga 16 deri në 22°C. Në Sofje pritet të jenë rreth 16°C. Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht me diell. Pasdite atmosfera do të bëhet më e paqëndrueshme në pjesën më të madhe të vendit, duke sjellë zhvillim të vranësirave dhe reshje të shkurtra shiu të shoqëruara me bubullima. Reshje priten kryesisht në rajonet perëndimore, veriore dhe në skajin lindor të vendit. Në disa zona ekziston rreziku edhe për breshër. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga veriu-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 33 deri në 38°C, ndërsa në Sofje rreth 33°C.

Në bregdetin e Detit të Zi, paradite moti do të jetë me diell. Pasdite do të shtohen vranësirat dhe në shumë zona priten reshje shiu të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga veriu. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 29 deri në 32°C, ndërsa temperatura e ujit të detit rreth 25–26°C. Dallgëzimi i detit do të jetë 2–3 ballë.

Në zonat malore, paradite moti do të jetë kryesisht me diell. Rreth mesditës dhe pasdite do të shtohen vranësirat, ndërsa në shumë zona priten reshje të shkurtra shiu të shoqëruara me bubullima. Era do të fryjë mesatare nga veriu. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 27°C, ndërsa në 2000 metra rreth 19°C.

Të dielën, moti nuk pritet të pësojë ndryshime të ndjeshme. Temperaturat maksimale do të shënojnë një rënie të lehtë. Rreth mesditës dhe pasdite do të zhvillohen vranësira dhe në disa zona priten reshje të shkurtra shiu, të shoqëruara me bubullima.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova