SHOQËRI

Seksion

Nis sezoni i ri i gjuetisë në Bullgari

Shtunë, 8 Gusht 2026, 07:00

Nis sezoni i ri i gjuetisë në Bullgari

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të shtunën, më 8 gusht 2026, nis sezoni i ri i gjuetisë për thëllëzën (Coturnix coturnix), turtullin (Streptopelia turtur), kumrin (Streptopelia decaocto), gugashin (Columba palumbus), shapkën (Scolopax rusticola) dhe shapka e ujit (Gallinago gallinago). Të apasionuarit pas këtij sporti janë të detyruar të respektojnë kalendarin e gjuetisë dhe të vlerësojnë çdo kafshë përpara se të qëllojnë. Ata duhet të mbajnë me vete lejen e gjuetisë dhe lejen e armës, të cilat duhet t’i paraqesin në rast kontrolli.

Nis sezoni i ri i gjuetisë në Bullgari

FOTO: Shoqata Kombëtare e Gjuetarëve dhe Peshkatarëve të Bullgarisë

Datat e përcaktuara në kalendarin e gjuetisë nuk janë të rastësishme, por përbëjnë bazën për përcaktimin e periudhave të lejuara të gjuetisë për çdo specie. Çdo vit, shoqatat e gjuetarëve dhe organet përkatëse i rishikojnë këto afate mbi bazën e vëzhgimeve dhe analizave, ndërsa datat përfundimtare miratohen me urdhrin vjetor. Pikërisht për këtë arsye, ato duhet të verifikohen përpara fillimit të çdo sezoni, pa u mbështetur te të dhënat e vitit të kaluar.

Përpiloi: Cvetana Tonçeva

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Publikoi / Publikuan: Kostandina Bello