TURIZËM

Seksion

“Të shtunat familjare në muze”

Një atraksion veror në Gorna Orjahovica dhe Dollna Orjahovica

Shtunë, 8 Gusht 2026, 08:10

Një atraksion veror në Gorna Orjahovica dhe Dollna Orjahovica

FOTO: Muzeu Historik - Gorna Orjahovica

Madhësia e shkronjave

Argëtim për të vegjlit dhe të rriturit ofrojnë “Të shtunat familjare në muze”, një nismë tradicionale që zhvillohet në Gorna Orjahovica dhe Dolna Orjahovica gjatë muajve korrik dhe gusht, njoftojnë organizatorët nga Muzeu Historik i Gorna Orjahovicës për Agjencinë Telegrafike Bullgare (BTA). Muzeu është organizator i nismës së bashku me Muzeun Etnografik të Dolna Orjahovicës. Aktivitetet nisën më 11 korrik në qytetin e hekurudhave (Gorna Orjahovica quhet kështu, pasi është nyja hekurudhore më e madhe dhe më e rëndësishme në Bullgarinë Veriore).

Një atraksion veror në Gorna Orjahovica dhe Dollna Orjahovica

FOTO: Muzeu Historik - Gorna Orjahovica

Aktivitetet e së shtunës përfshijnë lojën “Udhëtari dhe këto sende të mrekullueshme, të mrekullueshme”, në të cilën pjesëmarrësit duhet të identifikojnë objekte të ndryshme. Pas lojërave të kohës së gjyshërve, në të cilat pjesëmarrësit u përfshinë vitin e kaluar, këtë herë ata kthehen edhe më pas në histori për të ndjekur historinë e armëve dhe luftërave. Me ndihmën e specialistëve – rikonstruktorëve nga Shoqata Kombëtare “Tradita” – janë prezantuar armë, veshje dhe teknika luftarake nga periudha të ndryshme historike.

Një atraksion veror në Gorna Orjahovica dhe Dollna Orjahovica

FOTO: Muzeu Historik - Gorna Orjahovica

Nga 8 gushti nisin “Të shtunat familjare” në Muzeun Etnografik të Dollna Orjahovicës, të cilat këtë vit i kushtohen ushqimit të vërtetë, të përgatitur në shtëpi dhe të shijshëm. Mjeshtrit Anna dhe Dimitër Spasovi janë sërish të ftuar, këtë herë në rolin e poçarëve. Së bashku me fëmijët ata do të punojnë dhe do të përgatiten për javën e ardhshme, kur shefi i kuzhinës Ivajllo Ivanov do t’u mësojë të ftuarve të tij se si përgatiten bukët rituale.

Një atraksion veror në Gorna Orjahovica dhe Dollna Orjahovica

FOTO: Muzeu Historik - Gorna Orjahovica

Përpiloi: Cvetana Tonçeva

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello