Seksion
Lejlekët e bardhë mblidhen për të fluturuar drejt jugut
Dielë 9 Gusht 2026 07:05
Dielë, 9 Gusht 2026, 07:05
FOTO: Qendra për Mbrojtjen e Natyrës “PODA”
Madhësia e shkronjave
Lejlekët e parë të bardhë tashmë kanë filluar të mblidhen për të nisur udhëtimin e tyre të gjatë drejt Afrikës, njofton Qendra për Mbrojtjen e Natyrës “Poda” (Nature Conservation Center PODA). Të parët do të përshkojnë më shumë se 8 000 km zogjtë e rinj dhe lejlekët e rritur, të cilët gjatë këtij sezoni të shumimit nuk kanë arritur të formojnë çift ose nuk kanë rritur të vegjël. Familjet me të vegjël tashmë të rritur nisen më vonë. Ornitologët sqarojnë se tufat e para mund të vëzhgohen që në fund të korrikut, por rreth 95% e lejlekëve të bardhë largohen gjatë muajit gusht. Zogjtë e fundit do të largohen nga Bullgaria në fillim të shtatorit.
Bregdeti bullgar i Detit të Zi është pjesë e rrugës ndërkombëtare të migrimit Via Pontica, një nga korridoret ajrore më të rëndësishme për shpendët shtegtarë në Evropë. Qendra e vizitorëve “Poda” është një nga vendet më të mira për vëzhgimin e migrimit vjeshtor.
Përpiloi: Desisllava Semkoska
Përgatti në shqip: Kostandina Bello
Publikoi / Publikuan: Kostandina Bello