Seksion
“Hyjnitë e harruara”:
Një udhëtim nëpër 6000 vjet histori shpirtërore
Dielë 9 Gusht 2026 08:20
Dielë, 9 Gusht 2026, 08:20
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Një ekspozitë e re tërheq vëmendjen te figurat e hyjnive të harruara, kultet dhe personazhet mitologjike nga traditat fetare greko-romake dhe trake.
FOTO: BGNES
213 artefakte të rralla ndjekin zhvillimin e besimeve fetare në trojet bullgare, nga fillimi i neolitit deri në Antikitetin e Vonë, si dhe mënyrën se si shoqëritë e ndryshme kanë kërkuar të shpjegojnë botën, natyrën dhe ekzistencën njerëzore, bëjnë të ditur nga Instituti Kombëtar i Arkeologjisë me Muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.
FOTO: BGNES
Ndër pikat kryesore të ekspozitës janë dhjetëra objekte me vlerë të lartë shkencore dhe artistike, të restauruara posaçërisht për ekspozitën dhe të paraqitura për herë të parë para publikut. Përmes figurave të hyjnive, ofertave kushtimore, objekteve të kultit, monedhave, statujave, relieveve, stolive dhe sendeve të jetës së përditshme, ekspozita rrëfen historinë e ideve dhe besimeve fetare gjatë epokave të ndryshme.
Me rastin e ekspozitës është përgatitur edhe një botim i specializuar me artikuj shkencorë-popullarizues në gjuhën bullgare dhe angleze, të shoqëruar me material të pasur ilustrues.
Përpiloi: Desisllava Semkovska
Përagtiti në shqip: Kostandina Bello
Publikoi / Publikuan: Kostandina Bello