SPORT

Artikull

Viktoria Angellova shpallet kampione e botës në kërcimin trefish

Hënë, 10 Gusht 2026, 09:26

Viktoria Angellova

Viktoria Angellova

FOTO: Federata Bullgare e Atletikës së Lehtë

Madhësia e shkronjave

Ekipi bullgar e mbylli me sukses pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror të Atletikës për të rinj dhe të reja nën 20 vjeç, që u zhvillua në juxhijn, Oregon.

Titullin e kampiones së botës e fitoi 17-vjeçarja Viktoria Angellova në disiplinën e kërcimit trefish. Ajo siguroi medaljen e artë me kërcimin e saj të fundit, ku arriti rezultatin mbresëlënës prej 13.91 metrash.

Medalja e argjendtë shkoi për rumunen Daria Vrënceanu, e cila u rendit e dyta me 13.70 metra. Në vendin e tretë u pozicionua spanjollja Ana De Leon, me rezultatin 13.58 metra.

Për Angellovën, ky është triumfi i dytë i madh në arenën ndërkombëtare. Më 19 korrik, ajo fitoi titullin kampion të Evropës për vajza nën 18 vjeç në Rieti të Italisë, ku arriti rezultatin 13.98 metra.

Viktoria Angellova është vajza e ish-basketbollistit të kombëtares bullgare Dimitër Angellov dhe stërvitet nën drejtimin e trajnerit Georgi Pomashki.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

 

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova