Artikull
Trafik i shtuar në pikat kufitare “Kalotina” dhe “Kapitan Andreevo”
Hënë 10 Gusht 2026 09:59
Hënë, 10 Gusht 2026, 09:59
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Trafiku është i rënduar në pikën kufitare me Serbinë, “Kalotina”, për automjetet që hyjnë në Bullgari. Fluks i shtuar automjetesh raportohet edhe në pikën kufitare “Kapitan Andreevo”, në kufirin me Turqinë, si për automjetet që hyjnë, ashtu edhe për ato që dalin nga Bullgaria. Sipas Policisë Kufitare Bullgare, në fillim të javës së punës, lëvizja në pikat kufitare me Greqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Rumaninë është normale për këtë periudhë të vitit.
Ndërkohë, do të ketë ndryshime të përkohshme në qarkullim në rrugën kryesore drejt Greqisë, nëpërmjet pikës kufitare “Makaza”, njoftoi Agjencia e Infrastrukturës Rrugore. Nga 10 deri më 14 gusht, nga ora 08:00 deri në 17:00, do të kryhen punime mirëmbajtjeje në disa segmente të rrugës pranë fshatit Çernooçene, në rajonin e qytetit Kërxhali. Punimet do të përfshijnë gërmime, mbushje dhe ndërtimin e bankinave anësore të rrugës. Rruga nuk do të mbyllet, por automjetet do të qarkullojnë në një korsi të ngushtuar.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova
- #Kapitan Andreevo
- #qarkullim rrugor
- #automjete
- #Agjencia e Infrastrukturës Rrugore
- #qarkullim
- #korsi
- #Policia Kufitare
- #segment rrugor
- #punime mirëmbajtjeje
- #qarkullim kufitar
- #Kalotina
- #pikë kufitare
- #trafik
- #automjete të rënda
- #korsia e parakalimit
- #korsia e emergjencës
- #qarkullimi i automjeteve
- #automjete të vogla