SHOQËRI

Artikull

Një nxënëse bullgare fiton çmimin e dytë për Bullgarinë në “Space Camp” në Izmir

Hënë, 10 Gusht 2026, 11:49

Një nxënëse bullgare fiton çmimin e dytë për Bullgarinë në “Space Camp” në Izmir

FOTO: Qendra për Trajnime Kreative

Madhësia e shkronjave

Bullgaria fitoi çmimin e dytë “Outstanding Camper” në programin veror “Space Camp”, që zhvillohet sipas modelit të programeve të agjencisë amerikane të hapësirës, NASA, në Izmir të Turqisë.Martina Dujkova, 14 vjeçe, nxënëse në shkollën e 22-të në Sofje, u vlerësua me çmimin më të lartë individual të programit. Ajo u përzgjodh për njohuritë e saj shkencore, aftësitë drejtuese dhe punën në grup gjatë stërvitjeve në simulatorë, projektimit dhe ndërtimit të raketave dhe misioneve të simuluara hapësinore, raportoi agjencia bullgare e lajmeve BTA.

Ky është çmimi i dytë që Bullgaria fiton gjatë këtij sezoni. Më herët gjatë verës, të njëjtin çmim e fitoi Kallojan Stefanov, 14 vjeç, nxënës i klasës së 9-të në Gjimnazin e Parë Privat Matematikor në Sofje.

Këtë vit, 150 nxënës bullgarë të moshës 11 deri në 15 vjeç po marrin pjesë në programin “Space Camp”. Një grup i tretë nxënësish bullgarë u kthye tashmë në vend, ndërsa delegacioni i katërt do të udhëtojë drejt Izmirit në fund të gushtit. Gjatë qëndrimit, nxënësit do të kenë mundësi të takohen me astronautin amerikan Chris Sembroski.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova