LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 11 gushtin 2026

Kod i verdhë për temperatura të rrezikshme të larta në 16 qarqe të vendit

Hënë, 10 Gusht 2026, 19:14

Parashikimi i motit për 11 gushtin 2026

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të martën, temperaturat minimale do të luhaten nga 15 deri në 21°C, ndërsa në Sofje pritet të jenë rreth 17°C. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell dhe temperaturat do të rriten më tej. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa në juglindje të Bullgarisë era do të jetë mesatare, nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 33 deri në 38°C, ndërsa në kryeqytet pritet të arrijnë rreth 33-34°C.

Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të mbizotërojë mot me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga lindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 27 deri në 31°C. Temperatura e ujit të detit do të jetë rreth 25-26°C, ndërsa dallgëzimi do të jetë 1-2 ballë.

Në zonat malore do të mbizotërojë mot me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra mbi nivelin e detit do të jetë rreth 27°C, ndërsa në 2000 metra do të jetë rreth 19°C.

Të mërkurën, nuk priten ndryshime të rëndësishme të motit. Temperaturat do të mbeten të larta dhe moti do të jetë i nxehtë.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova