LAJME

Artikull

Janë gërmuar mbi 50% e dy tuneleve të rrugës anashkalues të Kresnës

Hënë, 10 Gusht 2026, 16:09

Janë gërmuar mbi 50% e dy tuneleve të rrugës anashkalues të Kresnës

FOTO: Agjencia "Infrastruktura Rrugore"

Madhësia e shkronjave

Mbi 50% e gjatësisë së dy tuneleve, pjesë e rrugës anashkaluese të qytetit të Kresnës, është gërmuar. Në tunelin "Kresna 1" janë gërmuar 210 metra nga gjithsej 359 metra, ndërsa në tunelin "Kresna 2" - 130 metra nga 231 metra. Ndërtimi i rrugës anashkaluese po ecën sipas grafikës së parashikuar, njoftojnë nga Agjencia e Infrastrukturës Rrugore.

Po punohet gjithashtu për ndërtimin e tre viadukteve në trasenë e rrugës anashkaluse. Në dy urat mbi lumin Struma dhe në urën mbi lumin Vllahinska janë përfunduar të gjitha themelet me pilota. 200 metrat e para të anashkalimit përkojnë me rrugën I-1, pas së cilës traseja vazhdon në një segment të ri. 

Janë gërmuar mbi 50% e dy tuneleve të rrugës anashkalues të Kresnës

FOTO: Agjencia "Infrastruktura Rrugore"

Në fund të segmentit do të ndërtohet një zonë pushimi, pas së cilës do të realizohet edhe lidhja me rrugën kryesore I-1 Sofje-Kullata. Zona e pushimit do të ketë 50 vende parkimi për kamionë dhe autobusë, si dhe 49 vende parkimi për automjete.

Segmenti rrugor do të ketë një gjatësi prej afro 4,2 kilometrash. Me ndërtimin e kësaj traseje, trafiku transit do të zhvendoset jashtë zonës së banuar, duke rritur sigurinë në qarkullim.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva