SPORT

Artikull

Medalje bronzi për Bullgarinë në Kampionatin Evropian të qitjes sportive

Hënë, 10 Gusht 2026, 16:50

Medalje bronzi për Bullgarinë në Kampionatin Evropian të qitjes sportive

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Zornica Boneva dhe Viktor Bonev fituan medaljen e bronztë në garën e çifteve mikse me pistoletë 25 metra në Kampionatin Evropian të qitjes sportive për sportistë të moshës nën 23 vjeç që u zhvillua në Vroclav.

Në përballjen për medaljen e bronztë, Zornica dhe Viktori, të cilët janë motër e vëlla, triumfuan ndaj çiftit të vendit organizator, Wiktoria Szmytkowska dhe Wojciech Jędraszczyk, me rezultatin 13:5, njofton BTA.

Përbërja tjetër bullgare në këtë disiplinë, Nikollaja Radenkova dhe Kallojan Petkov, u eliminua në fazën e parë kualifikuese.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva