LAJME

Artikull

Kalimi i automjeteve në pikat kufitare të vendit zhvillohet pa probleme

Martë, 11 Gusht 2026, 09:16

Kalimi i automjeteve në pikat kufitare të vendit zhvillohet pa probleme

FOTO: BTA - arkiv

Madhësia e shkronjave

Trafiku në pikat dhe kalimet kufitare të Bullgarisë është normal, njoftojnë nga Policia Kufitare.

Nga 11 deri më 13 gusht, për shkak të zëvendësimit të kamerave të sistemit të tarifimit rrugor (tol), organizimi i qarkullimit do të ndryshojë përkohësisht në disa segmente të autostradave “Trakia” dhe “Hemus” në territorin e rajonit të Sofjes, njoftoi Agjencia “Infrastruktura Rrugore”.

Më 11 dhe 12 gusht, nga ora 09:00 deri në 18:00, punimet do të kryhen në kilometrin e 19-të të autostradës “Trakia”, pranë fshatit Krushovica. Gjatë kësaj periudhe do të kufizohet qarkullimi në korsinë e parakalimit, fillimisht në drejtim të Plovdivit dhe më pas në drejtim të Sofjes.

Më 13 gusht, nga ora 09:00 deri në 18:00, do të zëvendësohen kamerat në kilometrin e 61-të të autostradës “Hemus”, në zonën e fshatit Osikovska Llakavica.

Po më 11 gusht, duke filluar nga ora 10:30, do të kryhet zëvendësimi i kamerave të sistemit tol në kilometrin e 368-të të autostradës “Hemus”, pranë fshatit Enevo në rajonin e Shumenit.

Gjithashtu, më 11 gusht, nga ora 06:30 deri në 13:00, po hiqet vegjetacioni anësor përgjatë një segmenti të autostradës “Trakia” në rajonin e Sofjes, ndërmjet kilometrave 34 dhe 46.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva