LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 12 gusht 2026

Kodi i verdhë për temperatura të rrezikshme të larta është shpallur për të gjithë vendin

Martë, 11 Gusht 2026, 19:10

Parashikimi i motit për 12 gusht 2026

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Të mërkurën, temperaturat minimale do të jenë nga 17 deri në 22°C. Në Sofje pritet që temperatura minimale të jetë rreth 18°C. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë. Pasdite, mbi zonat perëndimore do të zhvillohet vranësirë grumbulluese, por reshjet do të jenë pothuajse të papërfillshme. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa në Bullgarinë Lindore erë mesatare nga verilindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 33 deri në 38°C. Në kryeqytet ato do të arrijnë rreth 34°C.

Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë me diell dhe i nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 29 deri në 32°C. Temperatura e ujit të detit është rreth 25-26°C. Dallgëzimi i detit do të jetë 2-3 ballë.

Në zonat malore moti do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës, mbi masivet perëndimore do të ketë shtim të vranësirave, por reshjet do të jenë pothuajse të papërfillshme. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në pjesët më të larta përkohësisht e fortë nga verilindja. Temperatura maksimale në 1200 metra mbi nivelin e detit do të jetë rreth 27°C, ndërsa në 2000 metra rreth 19°C.

Të enjten, me forcimin e erës nga verilindja, do të depërtojë ajër më i freskët dhe atmosfera do të bëhet më e paqëndrueshme. Mbi pjesën jugperëndimore të vendit dhe në Bullgarinë Verilindore do të zhvillohen vranësira shiu dhe në disa zona do të ketë reshje të shkurtra të shoqëruara me bubullima. Është i mundshëm edhe breshër.

Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 29 dhe 34°C, do të jenë më të ulëta në rajonet verilindore dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva