Artikull
Bullgaria dhe Turqia do të bashkëpunojnë kundër krimit të "gjeneratës së re"
Martë 11 Gusht 2026 15:47
Martë, 11 Gusht 2026, 15:47
Ministri Mustafa Çiftç
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Bullgaria dhe Turqia do të
zgjerojnë veprimet e tyre të përbashkëta kundër krimit të organizuar
ndërkufitar, trafikut të drogës dhe migracionit të paligjshëm, tha Ministri i
Brendshëm turk Mustafa Çiftçi pas një takimi në Sofje me homologun e tij bullgar
Ivan Demerxhiev, raporton BGNES.
Çiftçi e përshkroi Bullgarinë si
një vend fqinj, miqësor dhe aleat i NATO-s. Ndër temat kryesore të bisedimeve
ishin krimi ndërkufitar dhe lufta kundër organizatave kriminale të
"gjeneratës së re". Mysafiri paralajmëroi se disa nga këto struktura
tashmë po marrin karakteristikat e organizatave terroriste.
Nga pala bullgare, Çiftçit iu paraqit problemi i kapitaleve të konsiderueshme të gjeneruara nga krime korruptive, të cilat janë transferuar nga Bullgaria në Turqi dhe në vende të tjera. "Kam marrë garanci se pala turke do të bashkëpunojë në luftën tonë kundër këtyre dukurive. Ajo do të na ndihmojë gjithashtu për identifikimin e kësaj pasurie dhe kthimin e saj në Bullgari", deklaroi Demerxhiev pas takimit.
Ministri Ivan Demerxhiev
FOTO: BTA
Ministri bullgar i Punëve të
Brendshme theksoi se prioritetet e përbashkëta për të dyja vendet mbeten lufta
kundër krimit ndërkufitar, migracionit të paligjshëm, trafikimit të qenieve
njerëzore, si dhe kundër shpërndarjes së narkotikëve. Janë përcaktuar masa për
optimizimin e menaxhimit të kufirit. Demerxhiev vuri në dukje se bëhet fjalë
për kufirin më të madh tokësor të Bashkimit Evropian. "Ai duhet të jetë
njëkohësisht i sigurt, por edhe një urë dhe jo një barrierë mes dy
popujve", tha ministri bullgar, cituar nga shërbimi për shtyp i Ministrisë
së Punëve të Brendshme të Bullgarisë.
Ministri turk raportoi se bashkëpunimi në kuadër të mekanizmit trepalësh midis Turqisë, Bullgarisë dhe Greqisë është i suksesshëm. Sipas tij, si rezultat i masave të përbashkëta të ndërmarra, migracioni i paligjshëm në rajon është ulur me 97% dhe rruga e migrantëve është devijuar.
Redaktoi: Ivo Ivanov, Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva