Artikull
Rikonstruksioni rrit kapacitetin e PKK-së “Kapitan Andreevo”
Martë 11 Gusht 2026 16:11
Martë, 11 Gusht 2026, 16:11
FOTO: BGNES - arkiv
Madhësia e shkronjave
Rikonstruksioni i Pikës së Kalimit Kufitar (PKK) “Kapitan Andreevo”, në kufirin bullgaro-turk, ka nisur më 10 gusht, të hënën. Projekti synon të rrisë me një të katërtën kapacitetin e pikës ekzistuese, të përmirësojë infrastrukturën, të modernizojë dhe zgjerojë korsitë për përpunimin e automjeteve të lehta dhe të rënda, si dhe të krijojë mundësinë për qarkullim në të dyja drejtimet, njofton Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Edirne në faqen e saj zyrtare.
Pritet që punimet e ndërtimit dhe rikonstruksionit të përfundojnë brenda 11 muajve. Rikonstruksioni do të kryhet në faza, me qëllim që pika kufitare të funksionojë në mënyrë sa më optimale. Duke pasur parasysh dinamikën tradicionale të fluksit të automjeteve të rënda, pritet që nga mesi i shtatorit 2026 trafiku të rritet gradualisht. Kjo mund të çojë në grumbullimin e kamionëve të tonazhit të lartë, vonesa në përpunimin e ngarkesave dhe krijimin e radhëve në të dyja drejtimet – si në dalje nga Bullgaria, ashtu edhe në hyrje në vend.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova