POLITIKË

Artikull

DB pyet ministrin e brendshëm për radikalizimin e të miturve

Martë, 11 Gusht 2026, 18:01

DB pyet ministrin e brendshëm për radikalizimin e të miturve

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Nga “Bullgaria Demokratike” i kërkuan kryetares së Kuvendit Popullor, Mihaella Docova, që gjatë javës së parë të punës së parlamentit pas pushimeve, në seancë plenare të thërriten për t’u dëgjuar ministri i brendshëm Ivan Demerxhiev dhe kryetari i Agjencisë Shtetërore “Sigurimi Kombëtar” Pllamen Tonçev, lidhur me një rast të 4 gushtit 2026 në zonën e Kodrës së Rinisë në Plovdiv, i cili shkaktoi reagim të fortë në opinionin publik. Në këtë rast, një grup prej 10 të rinjsh rrahu për vdekje një 37-vjeçar, filmoi dhunën dhe bëri një fotografi me viktimën.

Qëllimi është që deputetët të njihen me informacionin e disponueshëm për procese të mundshme të radikalizimit mes të miturve, përfshirë radikalizimin përmes rrjeteve sociale dhe platformave të tjera online, përhapjen e ideologjisë ekstremiste dhe neonaziste, simboleve dhe modeleve të sjelljes, si dhe të përcaktohen përmasat e veprimtarisë së grupeve dhe rrjeteve që nxisin dhunën dhe vetëgjyqësinë me pretekstin e “gjuetisë së pedofilëve” dhe nëse ato kanë lidhje me struktura të huaja të ekstremit të djathtë dhe neonaziste.

Nga DB-ja pyesin gjithashtu se çfarë masash konkrete po ndërmerr Ministria e Brendshme për identifikimin, parandalimin dhe ndalimin e radikalizimit të të miturve.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova