Artikull
Nga viti 2027, paga minimale do të përcaktohet sipas një mekanizmi të ri
Martë 11 Gusht 2026 18:29
Martë, 11 Gusht 2026, 18:29
FOTO: Ministria e Punës dhe e Politikës Sociale
Madhësia e shkronjave
Partnerët socialë ranë dakord për një mekanizëm për përcaktimin e pagës minimale nga viti 2027. Kriteret për rritjen e pagës minimale u dakordësuan që në raundin e parë të negociatave mes qeverisë, punëdhënësve dhe sindikatave, të zhvilluara në Ministrinë e Financave, njoftoi reporterja Natalija Gançovska.
Palët ranë dakord për zbatimin e një modeli të përcaktuar me ligj për rritjen e pagës minimale dhe përcaktuan kriteret mbi bazën e të cilave do të bëhet kjo rritje. Ndër treguesit kryesorë që do të merren parasysh janë fuqia blerëse e pagës minimale në vend dhe kostoja e jetesës, niveli i përgjithshëm i pagave dhe shpërndarja e tyre, ritmi i rritjes së të ardhurave nga puna dhe rritja e produktivitetit të punës.
Pjesëmarrësit në takim ranë dakord që një herë në katër vjet të bëhet edhe një vlerësim i përshtatshmërisë së pagës minimale në vend.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova