Artikull
Eklipsi i plotë i 12 gushtit do të shihet në Bullgari si i pjesshëm
Martë 11 Gusht 2026 18:44
Martë, 11 Gusht 2026, 18:44
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Fenomeni më interesant astronomik i këtij viti – eklipsi i plotë diellor i 12 gushtit – do të shihet edhe nga pjesët më veriperëndimore të Bullgarisë si eklips i pjesshëm diellor, me fazë të vogël. Këtë e tha Penço Markishki, fizikan në Institutin e Astronomisë pranë Observatorit Kombëtar Astronomik të Akademisë Bullgare të Shkencave dhe në Departamentin e Astronomisë të Fakultetit të Fizikës të Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, siç njofton instituti në faqen e tij në Facebook.
Në Vidin, fenomeni do të fillojë në orën 20:27, kur Dielli do të jetë vetëm 1 gradë mbi horizontin perëndimor. Ai do të jetë i dukshëm për një kohë të shkurtër – deri në perëndimin e Diellit, në orën 20:37.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova