LAJME

Artikull

Trafiku në pikat kufitare është normal

Mërkurë, 12 Gusht 2026, 09:31

Trafiku në pikat kufitare është normal

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Kalimi në pikat dhe vendkalimet kufitare në vend po zhvillohet pa probleme, njoftuan nga Policia Kufitare. 

Më 12 gusht, nga ora 07:00 deri në 14:00, ndryshohet organizimi i qarkullimit në disa segmente të autostradës “Trakia” në rajonet e Sofjes dhe Pazarxhikut për shkak të pastrimit të nyjeve të zgjerimit, njoftoi Agjencia e Infrastrukturës Rrugore. Drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes dhe të respektojnë me përpikëri sinjalistikën rrugore.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë ndodhur 24 aksidente të rënda rrugore, ku kanë humbur jetën 3 persona dhe janë plagosur 32 të tjerë, njoftoi Policia Rrugore. Që nga fillimi i muajit gusht, numri i aksidenteve rrugore ka arritur në 259. Si pasojë e tyre kanë humbur jetën 10 persona, ndërsa 313 janë plagosur.

Që nga fillimi i vitit janë regjistruar 4.033 aksidente, në të cilat kanë humbur jetën 281 persona dhe janë lënduar 5.011 të tjerë. Numri i viktimave krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025 është rritur me 30 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shuar 151 zjarre, njoftojnë nga Drejtoria e Përgjithshme për Sigurinë nga Zjarri dhe Mbrojtjen e Popullsisë.

Si pasojë e zjarreve, një person ka pësuar lëndime, duke marrë djegie të shkallës së mesme.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva