Artikull
Mbi 1/3 e të rinjve në Bullgari punojnë, 14% as nuk studiojnë dhe as nuk punojnë
Mërkurë 12 Gusht 2026 10:33
Mërkurë, 12 Gusht 2026, 10:33
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të rinjtë e
moshës 15-29 vjeç në Bullgari janë 897.968 persona, që përbëjnë 14% të
popullsisë së përgjithshme të vendit. Një e treta e tyre janë të punësuar,
tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për vitin 2025, të
publikuara me rastin e 12 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të Rinisë. Shkalla e
punësimit te të rinjtë është 34,3%.
Përqindja e të
rinjve në Bullgari që as nuk studiojnë dhe as nuk punojnë mbetet e lartë në
krahasim me vendet e Bashkimit Evropian, sipas të dhënave më të fundit të
Eurostatit.
Në vitin 2025,
Bullgaria renditet mes tre vendeve të BE-së me përqindjen më të lartë të
personave të moshës 15-29 vjeç pa angazhim në arsim ose punë, me 13,8%. Krahas
saj janë Greqia me 13,6% dhe Rumania me 19,2%.
Përqindja më e ulët e të rinjve që nuk studiojnë dhe nuk punojnë është regjistruar në Holandë, ku kjo kategori përbën vetëm 5,3% të të rinjve.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva